
Kryetari i komunës, Bedri Hamza, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim shefin e zyrës për Sundim të Ligjit të misionit të kombeve të bashkuara në Kosovë UNMIK, z. Antero Lopes.
Ky takim ishte i karakterit njoftues, ku fillimisht z. Lopes ka uruar kryetarin Hamza për marrjen e detyrës për të udhëhequr me Komunën e Mitrovicës.
Më tutje është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në realizimin e projekteve konkrete nga bashkëpunimi i komunës me UNMIK-un, për të siguruar një mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.








