Aurora Group
02LAJMESPORT

Kryetari Hamza shikon ndeshjen basketbollistike KB Trepça vs KB Bashkimi në palestrën “Minatori” (FOTO)

Klubi basketbollistik Trepça po zhvillon ndeshjen e radhës në elitën e basketbollit kosovar, kundër rivalit të KB Bashkimit nga Prizreni.

Tifozët janë kthyer në palestrën “Minatori” pas dy vitesh ndaj edhe emocionet e mitrovicasve kanë qenë të mëdha.

Pellini

Në mesin e tifozëve është parë edhe kryetari i ri, Bedri Hamza i cili ka shkuar ta përcjellë ndeshjen nga afër.

Shumica e biletave për këtë ndeshje janë shitur me të dal në treg, ndërsa emocionet tashmë kanë kapluar tifozët e flaktë, të cilët këtë vit presin që titulli kampion të vije në Mitrovicë.

Premium Store