Kryetari i Vushtrrisë Ferit Idrizi bën homazhe tek varri i profesorit mitrovicas Latif Berisha

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, sot ka bërë homazhe tek varri i profesorit Latif Berisha, shkruan Mitropol.
Idrizi, ka përkujtuar veprimtarinë e Berishës në 23 vjetorin e vrasjes së tij.
I pari i Vushtrrisë ka theksuar se Berisha është një patriot dhe atdhetar i shquar shqiptar.
Postimi i Idrizit:
23-VJETORI I VRASJES SË VEPRIMTARIT LATIF BERISHA
Bashkë me Familjen Berisha bëmë homazhe dhe vendosëm buqeta lulesh pranë Lapidarit të intelektualit dhe atdhetarit të shquar, Profesor Latif Berisha, në 23-vjetorin e vrasjes nga forcat serbe.
Jeta dhe veprimtaria e Profesor Latif Berishës ishte në shërbim të popullit dhe atdheut, ashtu siç ishte i lidhur edhe fati i tij me fatin e Kosovës, të cilës i thuri vargje lavdie.
Lavdi jetës dhe veprës së Profesor Latif Berishës!








