Kryetari i Vushtrrisë Ferit Idrizi e nënkryetari Shpëtim Zhegrova akuzohen për punësime familjare në çerdhen publike

Kryetari i Vushtrrisë Ferit Idrizi dhe nënkryetari Shpëtim Zhegrova po akuzohen nga Lëvizja VETËVENDOSJE- Qendra Vushtrri, për punësime familjare, shkruan Mitropol.
Sipas VV-së, njëra nga kandidatet e pranuara në konkursin për edukatore në Çerdhen Publike në Vushtrri, është e afërta e Ferit Idrizit. VV theksojnë se kandidatja Diarta Idrizi nga vendi i 17 në testin me shkrim, ka dalur si njëra nga fitueset e konkursit nga i cili do të punësoheshin 8 kandidat.
“Lista vazhdon me gruan e mikut të nënkryetarit Zhegrova, Mirjeta Menxhiqi, për të vazhduar me kushëriren e kryesuses, Melihate Bashollin. Në fakt e tërë lista është e përbërë,nga të afërm, eksponentë dhe mbështetës të PDK-së.”, thuhet në reagimin e VV-së.
VV ka inkurajuar të gjithë kandidatët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për ankim.
Reagimi i plotë:
Reagim publik!
Të dashur qytetarë të Komunës së Vushtrrisë, Lëvizja VETËVENDOSJE! në Vushtrri ka përcjellur me shqetësim zhvillimet e konkursit për Edukatore për fëmijet 3-6 vjeç në Qerdhen Publike, të datës 22.09.2022 të Komunës së Vushtrrisë .
Nga mëse 80 kandidat, u përzgjodhën 8 prej tyre.
Diarta Idrizi, kushërira e kryetarit, “suprizoj” me rezultatin pasi nga pozita e 17 në testin me shkrim doli një nga fitueset e konkursit pas intervistes. Lista vazhdon me gruan e mikut të nënkryetarit Zhegrova, Mirjeta Mengjiqi, për të vazhduar me kushëriren e kryesuses, Melihate Bashollin.
Në fakt e tërë lista është e përbërë,nga të afërm, eksponentë dhe mbështetës të PDK-së.
Nga hulumtimet e deritanishme ne kemi gjetje se në aspektin ligjor në këtë konkurs nuk është respektuar Udhëzimi Administrativ (MASHT) Nr. 05/2021 Për Normativin Mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, gjegjësisht Neni 4, paragrafi i dytë që përcakton kuadrin profesional për Kopshtin e fëmijëve 3-6 vjeç), si vijon:
2.1 Fakulteti i Edukimit – programi katërvjeçar i nivelit baçelor për edukimin parashkollor
2.2 Shkolla e Lartë Pedagogjike – drejtimi për edukatorë
2.3 Fakulteti Filozofik – dega pedagogji e përgjithshme.
A janë këto shkelje ligjore dhe pazare politike të kryetarit Ferit Idrizi pikrisht ato që kanë shtyer dorëheqjen e tre drejtorëve brenda një viti në mesin e tyre edhe ish drejtoresha e arsimit?! A është pikrisht ky konkurs që e bëri kryetarin Ferit Idrizi ta vonoj emrimin e drejtorit të ri të arsimit, derisa të kryhet konkursi në fjalë?! A është pikrisht ky ai plani i mirë për arsimin që e premtonte në fushatë?! Dhe mbi të gjithë a është pikrisht ky ai “aktori i rolit: kryetar i të gjithve”?!!
I bëjmë thirrje të gjithë kandidatëve pjesmarrës në këtë konkurs të ndjekin rrugët ligjore të ankimimit si dhe i ftojmë në mirëbesim të bashkëpunojnë me ne për të na ofruar më shumë detaje të këtij skandali.









