Medi
LAJME

Kryetari Idrizi prezanton Xheneta Venharin si kandidaten e rradhës për garën në Asamble Komunale të Vushtrrisë


Kryetari aktual i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka prezantuar sot kandidaten e radhës nga lista e tij e PDK-së për Kuvendin e Komunal të Vushtrrisë, shkruan Mitropol.

Idrizi, kësaj rradhe ka prezantuar kandidaturën e zonjës Xheneta Venhari, që do të kandidojë me numrin 30 në garën e 12 tetorit.

Venhari ishte edhe kandidate për deputete nga Kooalicioni Për Familjen në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Venhari ka përfunduar studimet bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Gjermane në Universitetin “Ukshin Hoti” dhe është në përfundim të studimeve master në të njëjtin drejtim.

Ajo gjithashtu është mësimdhënëse e gjuhës gjermane në SHMU-1 dhe njëkohësisht aktiviste e kamotshme e lirive dhe të drejtave të njeriut.

” “Angazhimin në politikë e sheh si mundësi për t’iu shërbyer të gjithë qytetarëve pa dallim”, ka theksuar Idrizi në postimin e tij për kandidaturën e Venharit.

Sipas tij, arsimi, kultura dhe aktivizmi do të jenë fushat kryesore, ku Venhari do të angazhohet në qytetin e Vushtrrisë.

Weelnes