Aurora Group
02LAJME

Kryetari Nura dhe nënkryetari Lushtaku pritën qytetarët për t’i dëgjuar hallet e për urime

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe Nënkryetari Sami Lushtaku, kanë pritur këto ditë qindra qytetarë të Skenderajt, të cilët i kanë vizituar për t’i uruar për përgjegjësitë që kanë marrë.

Përveç tyre, krerët e Komunës i kanë vizituar edhe përfaqësuesit e Shoqatave të dala nga Lufta e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës në Skenderaj, udhëheqësit e Këshillit të Bashkësisë Islame, dhe shumë mysafirë të tjerë.

Weelnes

Në gjithë këto takime me mysafirë që po priten në zyrat e tyre të punës, kryetari Nura dhe nënkryetari Lushtaku, janë shprehur shumë mirënjohës dhe falënderues ndaj qytetarëve, për përkrahjen e treguar në vazhdimësi.

Ata janë zotuar për bashkëpunim të sinqertë dhe të hapur me të gjithë qytetarët, përfaqësuesit e institucioneve dhe shërbimeve publike, në funksion të përmbushjes së detyrave dhe përgjegjësive që kanë marrë.

Koha