
Ish-gjyqtari i Kushtetuesës, Kadri Kryeziu, situatën e mos-konstituimit të Kuvendit, e ka quajtur “vakuum kushtetues”, dhe ka paralajmëruar ndërhyrje të mundshme ndërkombëtare, shkruan Mitropol.
Kryeziu, për “Front Online” tha se hartuesit e Kushtetutës nuk e kanë pasur parasysh se këto “situata ceremoniale” do të shkaktojnë probleme procedurale. Ai tha poashtu se, nëse nuk zgjidhet kryesuesi i parlamentit, atëherë ndërkombëtarët do të ndërhyjnë.
“Kjo është vakuum kushtetues, kur e kemi hartuar Kushtetutën nuk e kemi marr me mend që këto situata ceremoniale mund të krijojnë efekte negative në procedurë. Duhet të ulen të bisedojnë dhe të gjejnë një kompromis duke paraparë interesin kombëtar para atij partiak e privat, tjetër rrugë nuk ka nëse vonohet ende do të ndërhyjnë ndërkombëtarët”, tha Kryeziu.
Sot do të mbahet seanca e 34-të tentuese për konstituimin e Kuvendit./Mitropol/







