LAJME

KS i OKB-së ua ndaloi hyrjen në seancë grave heroina, u lejuan pasi Presidentja Osmani insistoi se s’do të hynte pa to

Është mbajtur seanca në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përfaqësuar Republikën e Kosovës.

Ajo u përball me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Koha
Market Florenti
Florenti Company

Osmani bashkë me të kishte dhe katër gra, viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, për të cilat ajo i kërkoi Vuçiqit që t’u kërkonte falje.

Mirëpo, presidentja Osmani hyri me vonesë në seancë, derisa kryesuesja e takimit, e cila ishte nga Malta, tha se duhet ta prisnin pak delegacionin e Kosovës.

Ajo tha se vonesa ka ndodhur për çështje të protokollit.

Por, Gazeta Blic nga burime të saj merr vesh se gratë heroina nga Kosova të cilat po shoqëronin presidenten Osmani nuk u lejuan fillimisht të hynin në seancë, edhe pse ishin të regjistruara.

“UN i ka bllokuar ato dhe s’i ka lejuar të hyjnë në fillim, edhe pse kanë qenë të regjistruara, por Presidentja ka refuzuar të hyjë në sallë pa to”, thonë burimet për Gazeta Blic.

Ato janë lejuar të futen brenda në seancë vetëm pas insistimit të presidentes Osmani, e cila ka thënë se s’do të hynte pa to.

Me Presidenten Osmani në seancën e KS të OKB-së ishin Fahrije Hoti, Vasfije Krasniqi, Elhame Muçollin dhe Shyrete Tairin të cilat kanë pësuar nga lufta e fundit në Kosovë në forma të ndryshme.