Aurora Group
02LAJME

Ku është Bedri Hamza? – Mitrovica qyteti me më së shumti raste sociale, pa drejtor të Mirëqenies Sociale qe 5 muaj

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka gati pesë muaj që është zgjedhur në këtë pozitë, shkruan Mitropol.

Hamza mori detyrën e të parit të Komunës më 26 nëntor, ndërsa emëroi drejtorët e rinj të drejtorive komunale më 24 dhjetor, 1 muaj pas pranimit të detyrës.

Dukato 1

Mirëpo, anipse sot është data 21 mars, Hamza ende nuk ka emëruar askënd në krye të njërës prej drejtorive. Bëhet fjalë për Drejtorinë për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale e cila tash e 5 muaj ka mbetur pa udhëheqës.

Hamza në fushatën zgjedhore kishte premtuar se do fillojnë me punë qysh nga fillimi i mandatit, mirëpo duket se kjo drejtori nuk është edhe fort e rëndësishme gjatë mandatit të tij, ani pse komuna e Mitrovicës është vendi me më së shumti raste sociale në Kosovë./Mitropol/

Active