LAJME

Kufiri Serbi-Kroaci: Gjenden cigare pa banderola në autobusin nga Kosova, ndalohen shoferi dhe konduktori

Një autobus nga Kosova është ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci. Me këtë rast janë arrestuar dy persona (shoferi dhe konduktori).

Raportohet se zyrtarët doganor kanë gjetur cigare të fshehur pa banderola, shkruan Kossev.

Florenti Company
Market Florenti
Koha

Në këtë autobus, policia ka gjetur 1 mijë e 678 pako cigare në një pjesë të fshehur.

Vlera e tyre kap shumën e 638 mijë dinarë apo (5 mijë e 448 euro e 62 centë).

Të ndaluarit janë drejtuesi R.H dhe konduktori R.A.

Ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohen në prokurorinë kompetente.