Medi
02EKONOMILAJME

Kujdes: 2 euro fals janë përhapur me të madhe në Kosovë, qarkullojnë edhe në Mitrovicë

 

Rastet me falsifikim të parave janë raportuar edhe më shumë ditëve të fundit në Kosovë.

Weelnes

E më së shumti hasen kartëmonedha 100 euro dhe monedha 2 euro.

E deri tash janë me mijëra raste të lajmëruara në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë.

Drejtori i departamentit për traseologji në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, Milazim Tahirukaj, tha se ditëve të fundit kanë pranuar raportime të shumta të parave të falsifikuara.

“Ditëve të fundit ka raportime që ka shumë kartëmonedha dhe monedha të falsifikuara. Por ne ju njoftojmë se në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, ka prurje dhe ka rritje të numrit të rasteve dhe në përgjithësi, krahasuar me vitet paraprake, sa i përket kësaj periudhe”, theksoi Tahirukaj për kp.

Ai ka thënë kartëmonedha më e falsifikuar, është ajo prej 100 euro, ndërsa prej monedhave është 2 euro.

Koha