
Rrugët e Mitrovicës kanë filluar të mbulohen nga bora e rënë gjatë orëve të fundit, shkruan Mitropol.
Në fotot e dërguara në redaksinë e Mitropol, banorët e lagjeve theksojnë se rrugët tashmë janë bërë edhe të rrëshqitshme.
Bëhet apel tek mitrovicasit që të kenë kujdes gjatë ngasjes së veturave. /Mitropol/







