
Gjatë ditës së sotme KEDS ka filluar me reduktime të energjisë elektrike në Mitrovicë, shkruan Mitropol.
Duke e parë shqetësimet e qytetarëve, Mitropol, ka kontaktuar me përfaqësuesit e KEDS për t’i pyetur për arsyet e këtyre reduktimeve.
Nga KEDS është konfirmuar se arsyet e ndaljes së rrymës janë si pasojë e krizës energjetike.
“Për shkak të krizës energjetike po detyrohemi të bëjmë ndërprerje të rrymës”, thanë nga KEDS.
Duhet theksuar se me krizen energjetike po ballafaqohen edhe popujt e rajonit. /Mitropol/







