Kurti dorëzohet para Von der Leyen, ajo nuk i shkon në Qeveri, ky pranon ta takojë në sallën e Kuvendit

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, do të takohet sot me kryeministrin e Kosovës në detyrë, Albin Kurti, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar vetë zyra e kryeministrit përmes një njoftimi për media.
Takimi do të zhvillohet në orën 14:05 në një prej sallave të Kuvendit të Kosovës.
Kjo vjen pas letrës që shefi i Zyrës së BE-së, Aivo Orav, i kishte nisur Kurtit në gusht të këtij viti, ku e njoftonte se vizita të larta nga BE dhe shtetet anëtarë s’do t’i shkojnë për takime në Qeveri, derisa të ketë institucione të reja pas zgjedhjeve të shkurtit.








