KOSOVËLAJMESHNETA

Kurti e jep lajmin se “po bëhen sigurimet shëndetësore”, do ta prekin xhepin e qytetarëve!

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, u deklarua sot për sigurimin shëndetësor, proces ky që ka nisur një dekadë e gjysmë më parë, për çka premtonte se do ta ketë primare funksionalizimin.

Roadside
Market Florenti

Para gazetarëve sot në QKUK, Kurti tha se Ligji për sigurime do të votohet në mbledhjen e nesërme ose të radhës që pritet të mbahet.

Market Florenti
Florenti Company
Market Florenti
Koha

“Sigurimet shëndetësore janë shumë të rëndësishme dhe ato janë zotim i yni. Ligjin për sigurime shëndetësore jemi duke e përgatitur dhe nëse jo në mbledhjen nesër, në mbledhjen tjetër do të jetë për miratim.

Duhet ta kemi një gjë parasysh se kur të bëhen sigurimet shëndetësore do të ketë një kosto shtesë te qytetari, sepse sigurimet shëndetësore nënkuptojnë që të paguajmë paraprakisht për atë që eventualisht mund të na ndodhë.  

Ndërkohë që nuk duhet harruar që për shumicën dërmuese të shërbimeve në Kosovë dhe për kujdesin shëndetësor paguhet pak ose fare pak.

Pra, nuk është që sot qytetarët paguajnë tepër shumë dhe rrjedhimisht sigurimet do të na bëjnë të paguajmë më pak.

Sigurimet shëndetësore nuk duhet parë si shkop magjik që do t’i parandalojë sëmundjet ose do të na eliminojë ato që i kemi.

Ne planifikojmë shumë, përgatitemi gjatë, në mënyrë që të ekzekutojmë shpejt. Në të kaluarën, ka pasur pak përgatitje e planifikim dhe stërzgjatje e zvarritje të ekzekutimit. Sivjet do ta kemi patjetër të kaluar në Kuvendin e Republikës sigurimet shëndetësore.“ – tha Kurti.