
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se ende nuk ka marrë ftesë nga presidentja e vendit për hapat tutje, pasi ai dhe kabineti i propozuar i tij nuk morën votat e mjaftueshme në Kuvendin e Kosovës.
Në një konferencë për media, Kurti ka thënë se do të konsultohen me Osmanin dhe se sipas tij, hera e dytë e mandatarit është në diskrecionin e saj.
Kurti ka thënë se tashmë partitë po përgatiten për zgjedhjet e jashtëzakonshme, por sipas tij, vendi duhet të bëhet për dy palë zgjedhjesh.
“Partitë po përgatiten për zgjedhjet e reja. Është keq që duhet të kemi dy herë në zgjedhje, edhe në dimër edhe në pranverë. Është problem se do të mund t’i kemi 80 vota për zgjidhjen e presidentit/es.”, ka deklaruar Kurti.








