Active 2
LAJME

Kurti iu bën thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i shmangin udhëtimet nëpër Serbi

 

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media u ka kërkuar qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimet nëpër territorin e Serbisë, shkruan Mitropol.

Dukato 1

Gjatë konferencës, ai gjithashtu ka përmendur deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, duke i quajtur ato si ‘kërcënuese, destabilizuese dhe krejtësisht të papranueshme”, pasi Vuçiq kishte thënë se do të përgjigjen “ashpër” pas ndalimit dhe paraburgosjes së ndihmësit të drejtorit të të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në qeverinë serbe, Igor Popoviq.

“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimet drejt territorit të Serbisë pasi ka indikacione për rrezikim nga provokime dhe ndalime arbitrare nga autoritetet serbe të qytetarëve tanë”, është shprehur Kurti.

Active