Active 2
KOSOVËLAJME

Kurti me bilanc për vizitën në SHBA: Vizitova dhjetë senatorë e kongresistë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar për takimet që ka pasur gjatë qëndrimit të tij në New York dhe në Washington D.C.

Kurti ka thënë se për disa ditë është takuar me dhjetë kongresistë dhe senatorë amerikanë, prej tyre gjashtë nga radhët e demokratëve dhe katër nga Partia Republikane.

Medi

“Takuam: kongresistët Keith Self, Mike Lawler, Jim McGovern, George Latimer, Ritchie Torres dhe Kat Cammack, dhe senatorët Gary Peters, Jeanne Shaheen, Elissa Slotkin dhe Joni Ernst. Bashkëpunimi Kosovë–ShBA në mbrojtje dhe në zhvillim ishte ndër thekset kryesore në çdo takim. Mbështetja dypartiake për Kosovën në Capitol Hill, për të cilën jemi mirënjohës, është përparësia dhe veçantia e raporteve tona.”, ka shkruar Kurti.

Active