Kurti përmes një video në gjuhën serbe, fton qytetarët e Veriut të aplikojnë për vende pune

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një videoje në gjuhën serbe, ka ftuar qytetarët që të aplikojnë për vendet e punës që ka shpallur Ujësjellësi Rajonal “Mitrovica”, shkruan Mitropol.
Gjatë videos, Kurti përmend 121 pozitate që KRU “Mitrovica” ka shpallur për komunat veriore.
Ai gjithashtu inkurajon posaçërisht gratë, dhe komunitetet jo-shumicë që të aplikojnë në këto pozita të punës.







