Premium Store
02LAJME

Kurti: Shkyçja e energjisë në Veri do të shkaktonte konflikt

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, deklaroi se pagesa e energjisë elektrike për serbët në Veri, nuk është e duhura, por që aktualisht sipas tij, nuk ka opsion tjetër.

Ai tha në DESK-un e KTV-së se nëse do t’u shkyçej serbëve energjia elektrike nga KEDS-i dhe KOSTT-i, do të krijohej një konflikt, pasi ata do të lidheshin me energjinë e Novi Pazarit.

Active 1

“Një version është që Veriut t’ia shkyçim energjinë elektrike, t’i lëmë pa energji. Por kjo është edhe më keq, sepse ata do të kyçeshin me Novi Pazarin. E kjo do të shkaktonte një konflikt që ende nuk e dimë si përfundon. Por edhe kështu përfundimisht, nuk mund të vazhdojmë. Kjo gjendje është tash e më shumë se 20 vjet. Ne duam që çdo gjë të zgjidhet në mënyrë paqësore. Po i japim një shans marrëveshjes për çështjet e energjisë në Veri. Bashkërisht po paguajmë shtesë për sovranitet”, tha Kurti.

Dukato 1