Medi
02LAJME

Kush është 38-vjeçari në Vushtrri të cilit Policia ia gjeti 19 pako kokainë e një kavanoz me bari në banesë

Dje mediet kanë raportuar për një rast në Vushtrri ku një 38-vjeçar u shoqërua në stacion policor, pasi u kap me 19 paketime substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Atij iu bastis edhe lokali dhe banesa e tij, ku u gjet një kavanoz i mbushur me marihuanë.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se personi që kap në flagrancë nga Policia është Astrit Idrizi.

Medi

Me vendim të prokurorit, ndaj Idrizit është iniciuar rasti ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

Koha