
KB TREPÇA sot njoftoi se ka nënshkruar me një basketbollist të ri, shkruan Mitropol.
Corban Collins, është basketbollisti i ri amerikan i cili do t’i ndihmojë minatorëve në luftën për titull.
Por, kush është Corban Collins?
Corban Collins është basketbollist që karrierën e ka nisur në kolegjin “NCAA1” në ALAMBAMA.
Ai aktivizohet në pozitet 2/3, dhe njihet për gjuajtjet e tij prej distancës. Ndërkaq, dorën e “butë” e ka edhe në gjuajtjet e gjysmë distancës.
Karakteristikë tjetër e amerikanit Collins, është edhe depërtimi i tij eksploziv, dhe aftësitë e tij të udhëheqjes.
Collins, ka luajtur së fundmi në ekipën finlandeze “Seagulls”, në të cilin u paraqit me mesatare prej 9.4 pikëve, 3.3 asiste dhe 2.8 kërcime për ndeshje.
Amerikani Collins ka një përvojë të madhe në ligat e shteteve si: Gjermania, Itali, Suedia, dhe së fundmi Finlanda.
Më poshtë gjeni linkun e paraqitjeve të Collins në stinorin 2018/2019, në kohën kur aktivizohej në ekipën BC LULEA. /Mitropol/








