Kush janë çeçenët dhe pse i janë bashkuar Putinit për luftën në Ukrainë?

Mediat ruse kanë transmetuar pamje të shumta që tregojnë praninë e ushtarëve çeçenë në Ukrainë. Sipas raportimeve, fotot e postuara gjerësisht në mediat sociale po përdoren si një luftë psikologjike kundër ukrainasve.
Ekspertët besojnë se përhapja e lajmeve në lidhje me ushtarët çeçene është pjesë e një përpjekjeje propagandistike për të detyruar Kievin të dorëzohet – përpjekje që deri më tani ka dështuar.













