Medi
LAJME

Kuvendi komunal i Mitrovicës diskutoi sot mbi konkursin për Drejtorë dhe zv. Drejtorë të shkollave

 

Nën drejtimin e kryesueses, znj. Vesa Broja, dhe në prani të kryetarit të komunës, z. Bedri Hamza, nënkryetarit z. Arian Tahiri, asamblistëve dhe drejtorëve komunal, sot është̈ mbajtur seanca e 15-të e rregullt e Kuvendit të Komunës.

Medi

Fillimisht në këtë mbledhje u propozuan pika shtesë për rend dite; Rishqyrtimi i vendimit për miratim të bashkëfinancimit të fermerëve, Rishqyrtim i vendimit për lejimin e pagesës së shujtave për të punësuarit e administratës komunale; Diskutim për konkursin e fundit për drejtor dhe zv/ drejtor të shkollave.

Më pas kryesuesja znj. Broja, propozoi rendin e ditës për miratim, me ç’ rast këshilltarët komunal me shumicë votash aprovuan këtë rend dite.

Në vazhdim u miratuan këto pika; Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Projekt rregullore mbi kriteret për vendosje të objekteve të përkohshme në sipërfaqe dhe hapësira publike, Propozim – vendim për miratim të vendimit për publikimin e listës së përgjithshme të pronave të paluajtshme të komunës si dhe listës së veçantë të pronave të cilat planifikohen për dhënien në shfrytëzim në vitin 2023; Propozim- vendim për inicimin e procesit të ndarjes së KRM “Uniteti” SH.A mes tri komunave aksionare; Plani për Integritet 2023-2026; Raporti i punës së Kryetarit për vitin 2022; Rishqyrtimi i vendimit për miratim të bashkëfinancimit të fermerëve; Rishqyrtim i vendimit për lejimin e pagesës së shujtave për të punësuarit e administratës komunale; Diskutim për konkursin e fundit për drejtor dhe zv/ drejtor të shkollave.

Ndërkaq pikat e rendit të ditës; Projekt rregullorja për kodin etik të stafit menaxherial, mësimdhënësve dhe personelit tjetër arsimor në Komunën e Mitrovicës së Jugut është shtyer për seancën e radhës së Kuvendit.

Në fund, këshilltarët komunal kanë diskutuar edhe raportin vjetor të punës së Drejtorisë për Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturë.

Weelnes