Ky është 42-vjeçari që u arrestua në Leposaviq i cili në gjendje të dehur fyeu policët në mes të rrugës

Gjatë pasdites së sotme, një 42 vjeçar ka përfunduar në pranga pasi në gjendje të dehur ka fyer zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës, shkruan Mitropol.
Rasti ka ndodhur në rrugën “APJ”, ku njësia patrulluese ishte në ndalje trafiku, e pastaj i dyshuari ka filluar të ofendojë policët me fjalë fyese.
Më pas, ai është arrestuar dhe dërguar në stacion policor, ku matja e alkoolit ka treguar se kishte 1.16 promila.
Për shkak të mungesës së qasjes te gjyqtarja për kundërvajtje, rasti është proceduar si “Sulm verbal” dhe “Dehje në vend publik”.






