Pellini
02LAJME

Ky është 60-vjeçari mitrovicas që humbi jetën duke punuar në ara pasi u shkel nga traktori

Një rast tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Pirq të Mitrovicës, ku një person ka humbur jetën pasi është shkelur nga traktori me të cilin po punonte.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se dyshimet janë se viktima është rrëzuar fillimisht nga traktori, i cili pastaj e ka shtypur dhe si pasojë 60-vjeçari nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.

Aurora Group

Sipas informacioneve, 60-vjeçari ka qenë duke i ujitur arat në pronën e tij dhe derisa po punonte me dy traktorë, dyshohet se njëri nga ta e a shtypur kur viktima është rrëzuar.

Viktima është Jahja Kalludra, 60-vjeçar.

Viktima është dërguar në spital me shenja jete, por pak minuta më pas ka vdekur.

Koha