Ky është mërgimtari nga Mitrovica që shpëtoi policët që u sulmuan në veri, i dërgoi në Spital me veturë

Orët e mbrëmjes së 16 korrikut kanë qenë kritike për disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët janë përballur me një grup të kontrabandistëve.
Rasti ka ndodhur në fshatin Jashanicë, Komuna e Leposaviqit. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës përderisa zyrtarët policorë të kufirit kanë vërejtur një kamion i cili dyshohej për kontrabandim mallrash, gjatë tentimit për ta ndaluar të njëjtin, zyrtarët policorë janë penguar nga dy automjete civile.
Ramiz Musliu, mërgimtari nga Mitrovica i ka marrë me veturën e tij, për t’i dërguar në jug.
“Unë kam ardhë me djalin dhe vajzën e djalit rreth orës 3:00 në Jarinjë dhe duke e marrë polisen e sigurimit janë afru dy zyrtarë policor me rroba civile por me jelek antiplumb dhe kanë kërku me i marrë deri në Mitrovicë, me arsyetimin se na është prishur vetura, por gjatë rrugës pastaj treguan se kanë qenë në rrezik nga kontrabandistët dhe gjatë gjithë kohës kanë qenë në gjendje gatishmërie për të shtënë me armë”, u shpreh Musliu.








