Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Ky është mitrovicasi që u arrestua pasi shtiu me armë pranë marketit Dielli (EMRI)

Një incident i rëndë me armi zjarri ka ndodhur mbrëmjen e 2 shtatorit në rrugën “Fan Noli” në Mitrovicë, ku të shtëna armësh kanë alarmuar banorët.

Sinjali mëson se pas hetimeve intensive, Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin Gzim Cakiqi, rreth 47-vjeçar, i cili akuzohet se kishte shtënë me pistoletë pranë marketit “Diellit”.

London

Në vendin e ngjarjes, policia kishte sekuestruar dy gëzhoja të kalibrit të vogël, ndërsa gjatë kontrollit pas arrestimit, te i dyshuari u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë cal. 7.65mm me një karikator të zbrazët.

VIDEO E GJUAJTJES

Cakiqi, gjatë intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, ka pranuar plotësisht veprën penale, duke deklaruar se kishte qenë nën ndikim të alkoolit në momentin e shtënave dhe se nuk kishte pasur qëllim ta drejtonte armën ndaj askujt.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Hetimet për rastin vazhdojnë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Premium Store