Ky është numri i personave të prekur nga COVID sot në Mitrovicë, kaq është numri i rasteve aktive

Një i vdekur dhe 1 mijë e 84 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Kosovë për 24 orë.
51 persona nga 1,084 gjithsej janë raste nga Mitrovica, shkruan Mitropol.
Por, veç tyre në Mitrovicë janë gjithsejt 134 raste aktive me COVID.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve janë shëruar 406 pacientë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 293 njerëz, teksa numri total i dozave të administruara është 1 milion e 832 mijë e 519./Mitropol/









