Aurora Group
KOSOVËLAJME

Ky është pjesëtari i MUP-it serb që u kap në Bërnjak me municion të paautorizuar

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në pikëkalimin kufitar Bërnjak një pjesëtar të MUP-it serb, pasi në automjetin e tij u gjet municion i paautorizuar.

Rreth orës 12:15, gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë të një veture VW Golf V ngjyrë hiri, të drejtuar nga Slavisa Radovanoviq rreth 47-vjeçar nga Novi Pazari, me dokument identifikimi të lëshuar nga autoritetet serbe, policia ka zbuluar në fiokun e përparmë një pako me 20 fishekë kalibër “9x19mm Luger-PPU”.

Dukato 1

Me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve (municionit)”. Pas marrjes në pyetje nga hetuesia e Drejtorisë Rajonale të Veriut në Lluzhan, rasti është dorëzuar Njësisë së Hetimeve Rajonale në Mitrovicë Veri.

Radovanoviq është dërguar në mbajtje në Qendrën e Mbajtjes.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Pellini