Lajçak vjen nesër në Kosovë, takohet me Kurtin

Nesër në Kosovë për vizitë do të vijë emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.
Kështu bëjnë të ditur disa burime të cilat tregojnë se Lajçak do të takohet nesër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ndryshe, Lajçak ka qëndruar për vizitë në Serbi paraprakisht, ku është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.








