
Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka dhënë një lajm fort të keq për Mitrovicën, shkruan “Mitropol”
Ai ka treguar se rruga magjistrale Prishtinë-Mitrovicë nuk do përfundojë pa u bërë 25 muaj.
Kujtojmë se Qeveria Kurti kishte premtuar finalizimin e rrugës në vitin e parë të qeverisjes, por tash pasi kanë kaluar dy vite, Qeveria thotë se rrugës i duhen edhe dy vite tjera për të përfunduar.
Postimi i Aliut:
Sot është publikuar Njoftimi Specifik për Prokurim për Shërbimet Konsulente për Rishikim të Dizajnit dhe Mbikëqyrjen e Punëve Ndërtimore në Rrugën N2 Prishtinë – Mitrovicë, me gjatësi 9.78 km.
Shërbimet do të mbulojnë një përiudhë prej njëzet e pesë (25) muaj kalendarik nga data e fillimit ku përfshihen:
3 muaj shqyrtimin e dizajnit, përgatitjen e dosjes së tenderit, procedurat e prokurimit dhe vlerësimin e ofertave, 20 muaj periudha e mbikëkqyrjës se punimeve dhe 2 muaj periudha e finalizimit të projektit.
Ftohen të gjitha Kompanitë konsulente ndërkombëtare dhe vendore të interesuara që ti dorëzojnë propozimeve e tyre.










