Premium Store
02LAJME

Lajm i dhimbshëm për familjen Smakiqi: Ky është 25 vjeçari që humbi jetën

Pak më parë u raportua për një ngjarje tragjike që ka ndodhur sot paradite në fshatin Shtrubullovë të Drenasit, ku një person ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht nga rimorkio e cila ishte e ngarkuar me dru.

Sinjali mëson se viktima është Ekrem Smakiqi, 25-vjeçar.

Medi

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas kanë bërë me dije se 25-vjeçari ishte dërguar atje pa shenja jete me ç’rast është konstatuar vdekja nga stafi shëndetësor.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në kuadër të veprimeve hetimore janë marrë dëshmitë e dëshmitarëve të rastit, të cilët kanë deklaruar se i ndjeri duke tentuar të hip në rimorkion e kamionetës së ngarkuar me dru, është rrëzuar aksidentalisht dhe ka marrë lëndime në kokë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim mbi vdekjen’.

Dukato 1