
Minuta më parë disa serbë kanë bllokuar rrugën në veri të Mitrovicës, shkruan Mitropol.
Nga fotot e siguruar nga gazeta jonë, shihen dy kamiona të vendosur në mes të rrugës duke pamundësuar kalimin e veturave të tjera.

Teksa pak më parë u shtua numri i forcave policore në pikat kufitare, raportohet se aktualisht situata është nën kontroll.

Veprime të tilla nga pala serbe po vinë pasi qeveria e Kosovës vendosi reciprocitetin për targat e veturave që vijnë nga Serbia. /Mitropol/








