Lajm i hidhur: Vdes Faik Zeqiri, mitrovicasi që jetonte i pastrehë

Sot ka ndërruar jetë mitrovicasi i pastrehë, Faik Zeqiri, për gjendjen e të cilit kohëve ishin angazhuar në ndihmë qytetarë mitrovicas dhe aktivistë të shoqërisë civile, shkruan Mitropol.
Vdekjen e Zeqirit ia kanë konfirmuar Mitropol burime brenda Spitalit të Mitrovicës, i cili është dërguar në spital me përcjellje të ambulancës dhe policisë.
Për t’i ofruar strehë Zeqirit ishte angazhuar aktivisti i shoqërisë civile, Liridon Kurti në kuadër të shoqatës Islamic Relief, mirëpo siç kishte pohuar vet Kurti, shtëpitë e strehimit kishin refuzuar ta strehonin për shkak të gjendjes së rënduar psiqike që i ndjeri kishte, me ç’rast i ndjeri u detyrua të qëndronte në korridoret e Spitalit të Mitrovicës.
Për t’i dalë në ndihmë sa ishte gjallë nuk ishte anagzhuar mjaftueshëm as Qendra për Punë Sociale në Mitrovicë, pasi gjendja e Zeqirit kërkonte trajtim specifik në Spitalin e të Sëmurëve Mendorë në Shtime, mirëpo një nismë e tillë as nuk u ndërmorr fare për rastin e Zeqirit.
Zeqiri ndërroi jetë në shtëpinë ku po strehohej prej vitesh në një gjendje të rënduar psiqike e shëndetësore./Mitropol/








