Lajm i hidhur: Vdes mësuesi Istref Meholli, babai i Sylejman Mehollit, nënkryetarit të VV-së

Mbrëmë në orët e vona të mbrëmjes ka ndërruar jetë Istref Meholli nga Akrashtica e Vushtrrisë, një nga mësuesit e parë dhe vetaran i gjeneratave të para të mesimit shqip në Vushtrri, njofton Mitropol.
Meholli është babai i nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Sylejman Mehollit.
I ndjeri po përballej me një sëmundje të rëndë së cilës nuk arriti t’i bëj ballë.
Njoftim i plotë mortor nga i biri, Sylejmani:
Në këtë xhuma të bardhë me datën 26.11.2021, pas një sëmundje të rëndë ndrroj jetë Baba jonë i dashur, mësuesi ynë dhe veterani i gjeneratave të para të arsimit shqip të Komunës së Vushtrrisë Istref Meholli nga fshati Akrashticë!
U takofshim në xhehnet babush! 🤲☝️








