
Gjatë ditës së sotme 10 familje skamnore janë ndihmuar me pako ushqimore, higjienike dhe me një thes miell, shkruan Mitropol.
Këto ndihma i kanë realizuar shoqata “Bereqeti” dega e saj në Vushtrri.
Ndihmat janë realizuar falë donatorëve që kanë dhuruar në këtë shoqatë.
Njoftimi nga shoqata:
Me të filluar stina e dimrit shtohet kërkesa që familjeve në nevojë tu dilet në ndihmë. Sot në mëngjes bashkë me një donator i cili ka kërkuar të mbetet anonim kemi ndihmuar 10 familje me pako ushqimore, higjienike dhe nga një thes miell. Allahu e shpërbleftë donatorin në fjalë dhe të gjithë ata që vazhdimisht janë përkrah nesh për tu dal në ndihmë familjeve në nevojë.
Të gjithë ata që duan të bashkohen me ne që tu dalin në ndihmë familjeve në nevojë mund të drejtohen në zyrat tona ose të kontaktojnë në numrat e telefonit 044701072 dhe 044189539








