
Gjatë ditës së sotme, 4 lojtarë të Trepçës 89, kanë marrë ftesën nga kombëtarja e Kosovës U18, shkruan Mitropol.
Emir Rashica, Andi Kadriu, Drilon Perquku, Dijar Grabinca, janë lojtarët që kanë pranuar ftesën nga Kosova U18.
Këtë ftesë drejtuesit e Trepçës 89, ia atribuan punës së trejnerëve Seid Onbashi dhe Blerim Berisha.
Postimi nga Kf Trepça 89:
Falë rezultateve të suksesshme të treguara gjatë këtij gjysëm stinori të KF TREPÇA’89 – Juniorët të udhëhequr nga dyshja e trejnerëve Onbashi dhe Berisha katër lojtar të klubit tonë përzgjedhen nga Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës z. Ramiz Krasniqi.
Të përzgjedhurve
Emir Rashica
Andi Kadriu
Drilon Perquku
Dijar Grabanica
Ju dëshirojm shumë suksese dhe njëkohësisht krenohemi që gjithnjë që nga Akademia e KF TREPÇA’89 gjithnjë dalin talent ku pretendojmë edhe në të ardhmen të prodhojmë Talenta.
Në emër të Kryesisë, Stafit të trejnerëve dhe bashkëlojtarëve
Suksese.
Me Respekt
Presidenti i KF TREPÇËS’89 FC
z. Abedin Zeka BEKI








