Medi
LAJME

Lajm i mirë: Ambasada amerikane njofton se 16 nxënës nga Kosova do nisin studimet në SHBA

 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka njoftuar për nisjen e udhëtimit akademik të 16 studentëve të rinj nga Kosova drejt SHBA-së, në kuadër të Programit të Shkëmbimit dhe Studimit Rinor Kennedy-Lugar (YES), shkruan Mitropol.

Premium Store

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Ambasada ka falenderuar edhe familjet pritëse që hapën shtëpitë e tyre për këta të rinj.

Në njoftim të Ambasadës poashtu thuhet se ky shkëmbim studimor do të ndihmojë në formësimin e të ardhmes të këtyre 16 studentëve të përzgjedhur.

“Një falënderim i përzemërt familjeve pritëse që hapën shtëpitë dhe zemrat e tyre për këta udhëheqës të rinj. Bujaria juaj e bën të mundur këtë mundësi të jashtëzakonshme! YES Kosova”, shkruhet tutje në njoftimin e Ambasadës.

Active