Lajm i mirë: Me ndihmën e donatorit, hoxha Halil Kastrati e nis ndërtimin e shtëpisë për mitrovicasin Besim Suma

Gjatë ditës së sotme ka nisur ndërtimi i shtëpisë së familjes, Besim Suma, shkruan Mitropol.
Familja 6 anëtarëshe Suma, jetonte në kushte të rënda gjë që bëri donatorin Arlind Salihi ta financojë ndërtimin e shtëpisë së tyre.
Salihi, që jeton dhe vepron në Zvicër është i vetmi donator i kësaj shtëpie.
Lajmin e ka bërë të ditur hoxha Halil Kastrati përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Edhe nje Shtepi u nise sot 😊
Ishte rast i rende i familje 6 anetareshe te Besim Suma ne Mitrovice
E vizituam bashke me donatorin i cili e mori persiper komplet ndertimin e shtepise per kete familje
Falenderojm donatorin Arlind Salihi me familje nga Ternoci e me banim ne Zvicer i cili eshte donator i vetem i kesaj Shtepie
Bamires, Zoti kurre mos ju humbte








