KFC
02LAJME

LAJM I MIRË: Mitrovicasi që strehoi dje një dhi dhe një kingj në shtëpinë e tij, sot ia dorëzoi ato pronarit të tyre

Qytetari mitrovicas, Xhavit Beqiri, bashkë me mikun e tij Kujtim Ala, dje kishin strehuar në shtëpinë e Beqirit një dhi dhe një kingj, të cilat i kishin ikur pronarit të tyre, shkruan Mitropol.

Xhaviti, menjëherë pasi i siguroi dy kafshët, i bëri thirrje pronarit të tyre të vjen dhe t’i marrë ato në shtëpinë e tij.

Market Florenti

Fatmirësisht, sot gjatë ditës pronari i kafshëve ka shkuar dhe i ka marrë bagëtitë e tij.

Pronari falënderoi Beqirin dhe Alën për ndihmën që ia bën atij në gjetjen e kafshëve.

Këtë lajm e bëri të ditur vet Xhavit Beqiri përmes një postimi në facebook.

Postimi i plotë:

Shumë qytetar, më pyeten për rastin e mbrëmshem, disa madje më përqeshen. Por, unë e bërë këtë vepër me qellimin e mirë, dhe ashtu doli. Një qytetar i yni i komunitetit Romë, erdhi me policin dhe i morri kafshët e tij. Ishte falenderues dhe mirënjohës, jam i lumtur që së bashku me Kujtim Alën (Gjavollën) kemi bërë një vepër modeste humane.

Ne jemi lagje e njerëzve të mirë, nuk kemi shumë pasuri materiale, por kemi zemër të madhe.

Koha