
Kuvendi i Komunës së Mitrovicës ka miratuar sot një vendim në të mirë të studentëve mitrovicas, shkruan Mitropol.
Me propozimin e kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamzës, Asambleja Komunale e Mitrovicës votoi propozim vendimin për shpalljen e konkursit dhe rritjen e bursave studentore për 50%, pra nga 50 në 75 sosh për vitin 2021-2022.
Lajmin e bëri të ditur asambleisti i PDK-së, Valon Brahimi.
Njoftimi i plotë:
Lajm i mirë për studentët mitrovicas!
Rritet numri i bursave studentore për 50%.
Me propozimin e kryetarit të Komunës së Mitrovicës z. Bedri Hamza Asamblea Komunale e Mitrovicës votoi propozim vendimin për shpalljen e konkursit dhe rritjen e bursave studentore për 50%, pra nga 50 në 75 sosh për vitin 2021-2022. Ky është vetëm njëri nga vendimet e mira në mesin e shumë vendimeve tè dobishme që do të ndodhin në qytetin e Mitrovicës nga qeveria lokale e z. Hamza.








