Medi
02SHNETA

Lajm i mirë: QKMF-së në Mitrovicë i shtohet një autoambulancë e re

Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Nexhat Çuni” në Mitrovicë iu shtua një autoambulancë e re, e pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për raste emergjente.

Kjo autoambulancë vjen si donacion nga Ministria e Shëndetësisë, pas kërkesës së bërë nga Drejtoria për Shëndetësi në Komunën e Mitrovicës.

Dukato 1

Me këtë rast, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi ka falënderuar Ministrinë për mbështetjen, duke theksuar se kjo është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.

Komuna e Mitrovicës vazhdon të angazhohet në fuqizimin e sektorit të shëndetësisë dhe përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore, në mënyrë që çdo qytetar të ketë qasje të sigurt dhe efikase në shërbimet mjekësore.

Premium Store