
Në kuadër të furnizimit me pajisje mjekësore, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka pajisur me mamograf Spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, shkruan Mitropol.
Paisja e mamografit është montuar dhe pritet të fillojë së shpejti me punë.
Furnizimi është mundësuar nga huamarrja e Bankës Botërore, përmes Ministrisë së Shëndetësisë në kuadër të projektit emergjent Covid-19 për Kosovë, i realizuar përmes prokurimit të UNOPS-it.









