02LAJME

Lajm i mirë: Të shtunën në Vushtrri nis ndërtimi i “Qëndrimi Ditor” dhe “Kuzhina Humanitare”, nga Halil Kastrati

Të shtunën në Vushtrri do të nis ndërtimi i objektit “Qëndrimi Ditor” dhe “Kuzhina Humanitare”, projekt nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”, shkruan Mitropol.

Njoftimin për ndërtimin e këtij objekti me dy funksione e ka bërë hoxha Halil Kastrati, i cili ka theksuar se projekti do të nis të ndërtohet në ora 13:00 të shtunën.

Premium Store

Kastrati, ka bërë të ditur se ky projekt po jetësohet falë një memorandumi të bashkëpunimit mes shoqatës së tij dhe ish kryetarit të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Postimi i plotë:

Edhe një projekt i madh për të moshuarit tanë! 😊

Projekti i radhës i “Jetimave të Ballkanit” po fillon në Vushtrri.

“Qëndrimi Ditor” për të moshuarit dhe Kuzhina Humanitare po bëhen realitet falë një Memorandumi të Bashkëpunimit të arritur muaj më parë me kryetarin e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Gurthemeli vendoset të shtunën, më 3 dhjetor, në ora 13:00.

Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë!

Koha