Lajm i mrekullueshëm: Mblidhet shuma prej 10 mijë eurosh për shërimin e Ekrem Tahirit, udhëton sot për operim

Ekrem Tahiri nga Mitrovica ishte identifikuar me sëmundjen “EGAL”, sëmundje kjo që kërkonte ndërhyrje kirurgjike dhe nuk kryhej në QKUK.
Pas njoftimit në opinion publik, për pak ditë, shqiptarët anë e mbanë botës u solidarizuan dhe arritën të sigurojnë shumën e nevojshme për trajtim, shkruan Mitropol.
Tahiri ka njoftuar se shuma është mbledhur dhe tash është nisur për operim.
“Tani po nisem per spital per procedurat e rregullimit te punes se operimit.
Edhe keto dite e kerkoj lutjen e juaj por njeherit edhe hallallin e hakun qe kam un ndaj secilit prej juve”, shkroi Tahiri.
Njoftimi i plotë:
Mos i humb kurr shpresat se Allahu pas veshtersis sjell lehtesim.
Te dashurit e mi ju informoj se shuma e kerkuar per operimin tim prej 10mij euro eshte grumbullar fale ndihmes se secilit nga ju qe nga Familjaret , Bashkqytetaret , Diaspora Skandinavia deri te Amerika e larget.
Ndihma e juaj, solidarizimi i juaj keto dite e bani edhe semundjen time me te leht se nuk me keni lene asnje moment vetun .
Cdo kontribut i juve si me financa ashtu edhe ne lutjet e juaja ishin lehtesim i gjithqkafit per mu dhe familjen time.
Tani po nisem per spital per procedurat e rregullimit te punes se operimit.
Edhe keto dite e kerkoj lutjen e juaj por njeherit edhe hallallin e hakun qe kam un ndaj secilit prej juve ❤.
Me shum respekt dhe falemnderim ndaj secilit prej jush Ekrem Tahiri.








