
Hendbollisti i KH TREPÇA, Sali Maxhera, ka marrë ftesë nga kombëtarja e Kosovës në hendboll, shkruan Mitropol.
Maxhera, që po shkëlqen këtë edicion me Trepçën, do ta vesh fanellën e Kosovës në ndeshjen kundër Kuvajtit.
Për këtë ftesë njoftuan nga KH TREPÇA përmes një postimi në facebook.
Postimi i plotë:
Sali Maxhera ftohet nga Kosova
Jemi të nderuar të njoftojmë që skuadra jonë pas një kohe sërish ka lojtar te Kosova. Bëhet fjalë për pivotin Sali Maxhera, që ka shfaqur formë të lartë në vjeshtë.
Ai është ftuar për ndeshjet me Kuvajtin dhe grumbullohet nesër.Saliu shquhet si fjalëpak dhe kontribues i madh në fushën e lojës.
I qëndroj besnik klubit tonë edhe në ditët më të vështira e edhe kur kishte oferta nga skuadra të tjera.
Jemi krenarë që kemi një lojtar si Saliu në përbërje dhe besojmë se do të na përfaqësojë me dinjitet.
Urime Sali⚒💚🖤








