Market Florenti
02LAJME

LAJMI I FUNDIT: 4 plaqkitës futen në një market në Tavnik, tentojnë ta vjedhin arkën e bëmirësisë

Pak minuta më parë një grup prej tre ose katër personash janë futur për të plaçkitur një market në lagjen Ilirida (Tavnik) të Mitrovicës, njofton Mitropol.

Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, grabitësit janë futur në market pa maska, duke pretenduar se arka e bëmirësisë e vendosur nga pronarët e lokalit ishte e tyre.

Medi

Punonësja e lokalit ka insistuar për ta ruajtur arkën dhe nuk ua ka dorëzuar grabitësve dhe menjëherë ka njoftuar Policinë.

Me të ardhur Policia grabitësit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa Mitropol mëson se Policia po analizon pamjet e kamerave nga vendi i ngjarjes për t’i identifikuar grabitësit./Mitropol/

Koha