LAJMI I FUNDIT: 9 nga policët e bllokuar në veri i takojnë stacionit të policisë në Mitrovicë, sot u kthyen shëndoshë e mirë

Për shkak të vendosjes së barrikadave, Policët e Kosovës për më shumë se dy javë qëdruan në stacionin policor në Leposaviq pa ndërrim fare, shkruan Mitropol.
Por pas afro dy jave mësohet se tashmë policët janë në Mitrovicë të Jugut.
Këtë lajm e ka bërë të ditur gazetariVenhar Isufi, i cili ka shkruar se policët tashmë gjinden ne drejtorinë policore ne jug të Mitrovicës.
”Nje lajm i jashtezakonshem, i cili sapo me eshte konfirmuar nga burimet e sigurta brenda policise se Kosoves”, ka shkruar Isufi.
Burimet e “Mitropol”, bëjnë të ditur se 9 nga policët që ishin të bllokuar në veri, punonin në stacionin policor në Mitrovicë. /Mitropol/








