
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Rekë të Mitrovicës.
Në disa foto të dërguar në redaksinë e Jepi zë, shihen tri vetura të aksidentura, ndërsa dëshmitarë i kanë gazetës se ka edhe të lënduar rëndë nga këto automjete, dhe ata tashmë janë bartur për Spitalin e Mitrovicës.
Edhe autoambulanca e emergjencës ka shkuar në vendin e aksidentit dhe ka bartur të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe Policia e Kosovës, dhe qytetarë të shumtë.
Ndryshe shkaqet që kanë çuar deri tek ky aksident ende nuk dihen, por kërkesa e Policisë është që shoferët të bëjnë kujdes gjatë vozitjes në këtë mot të vështirë.









